-9.6 C
Geneva
Saturday, March 18, 2023

Intervistë me flautistet Morea dhe Puhiza Shala

Prindërit janë nga Kosova, kurse ne jemi lindur dhe rritur në Zvicër.
Prandaj të dy vendlindjet Kosova dhe Zvicra janë të dashura për ne

Nga na vijnë motrat Shala?

Ne vijmë nga fshati Banjë – komuna e Malishevës.

Profesioni i juaj

Unë Morea jam studente, studioj pedagogjinë në Universitetin e Lozanës. Kurse motra ime Puhiza studiojnë farmacinë në universitetin e Gjenevës.

 Me sa e kemi kuptuar jeni dhe luajtëse e flautës?

Unë dhe motra ime Puhiza luajmë me flautë që nga mosha fëmijërore.

 Nga cila moshë e luani këtë instrument?

Që nga klasa e parë e shkollës fillore.

 Nga erdhi dashuria dhe motivi për këtë instrument?

Dashurinë dhe motivin për flautë e kemi dhuratë nga prindërit.

 Vini nga një familje instrumentistësh apo jeni të vetme nga familja si flautiste?

Familja jo, por ne jemi dy flautiste: unë Morea dhe motra ime Puhiza.

 Keni hasur vështirësi gjatë viteve sa e mësuat?

Po natyrisht që kemi hasur në vështirësi, sepse kemi pasur prioritet mësimet-studimet.

Sa luan rol vendi se ku je në lidhje me profesionin që ushtroni, mendoj çfarë mundësi dhe përparësi ju ka dhënë Zvicra më shumë se Kosova?

Meqë jemi lindur dhe rritur në Zvicër, prandaj këtu krahas studimeve, ekzistojnë mundësi ideale për tu marrë me aktivitete kulturore, sport etj.

 Keni luajtur instrumente muzikore në ekip apo vetëm? Sa është e rëndësishme kjo për instrumentistët e ri?

Unë dhe motra ime Puhiza kemi fituar përvojë në orkestrën “Lyrë“ të qytetit Vevey.

 A mendoni se jeni të përgatitura që të ia mësoni dikujt tjetër interpretimin e flautes?

Ende jemi duke ndjek kurset për flaut në shkollën e muzikës këtu në Vevey. Dhe pasi të mbarojmë (diplomojmë), atëherë shpresojmë që njohuritë e tona të ua përcjellim juniorëve.

 Sa kohë iu morri deri sa i besuat vetes se “unë tani di të luaj”, pra “ ia dola”?

Kur i kemi kaluar provimet në etapën e par e kemi fituar besimin se do të i’a dalim.

Talenti i për një gjë të tillë iu shfaq që një fëmijëri apo më von e kuptuat me moshë?

I falënderojmë prindërit që na kanë nxitur për tu regjistruar në Shkollën e Muzikës.

 Sa keni performuar në publik që kur jeni bë profesionist të flautës?

Ne jemi të preokupuara me studime, por kohë pas kohe kemi marrë pjesë në koncerte me orkestrën në Vevey.

 Sa e keni pasur të vështirë këtë gjë? Pra çfarë do të thotë për ju publiku? Luan një rol ose jo?

Duartrokitjet e publikut për ne janë forcë motivimi.

 A keni menduar ta lëni një ditë flautën, dhe pse?

Flautat do jenë shoqërueset tona gjithmonë…

 Një ditë e Moresë dhe Puhizës pa tinguj flaute…?

 Një ditë e Moresë dhe e Puhizës është përcjellja e ligjëratave, leximi, si dhe bisedat me familje etj.

Mendoni një ditë ta përfaqësoni Kosovën si flautist të suksesshëm?

Sikur të na jepet mundësia me kënaqësi do të përfaqësonim Kosovën në ndonjë festival artistik.

 Cili është mesazhi juaj për të rinjtë e tjerë?

Mesazhi jonë për të rininë është : lexoni sa më shumë që të fitoni dituri.

 Mes Zvicrës dhe Kosovës kë do të zgjidhnit?

Prindërit janë nga Kosova, kurse ne jemi lindur dhe rritur në Zvicër. Prandaj të dy vendlindjet Kosova dhe Zvicrra janë të dashura për ne. (LE / prointegra.ch)

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img