fbpx
2.8 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Ish-deputeti propozohet për kryetar të LDK-së

Pak ditë para Kuvendit zgjedhor, ish-deputeti propozohet për kryetar të LDK-së.

Osman Ferizi, kryetar i degës së LDK-së në Gjermani e ka bërë një propozim për kryetar të Lidhjes Demokratike, pak ditë para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.

Në një mesazh dërguar mediave, Ferizi ka shkruar se ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi duhet të emërohet në krye të Lidhjes Demokratike.

“Propozim i sinqertë për postin e të parit të LDK-së, një personalitet me vullnet, përkushtim, kurajo, dinjitet, konsistencë ,lojalitet, bindës, pa mëkate nga e kaluara, ka dijen dhe guximin, një Doktor i shkencave Politike i UNI të Harvardit, pjesë e ekipit të fushatës së J. Beden -Presidentit të SHBA z. FATON BISLIMI, më ju LDK-se do bashkohet, do rikthehet fuqishëm si parti e parë, do unifikoi dhe bashkoi gjithë brezat në LDK-se”, ka shkruar ai.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së ku pritet të vendoset për kryetarin e ri të partisë do të mbahet me datë 14 mars.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img