Kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit

kandidati-i-pdk-se:-nuk-ka-mbetur-asnje-rruge-tjeter-pervec-rinumerimit

Dyshimet për manipulim me vota, kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit rreth dyshimeve për manipulime të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hajdari përmes një postimi në Facebook tha se nuk ka ndonjë rrugë tjetër pos të rinumërohen votat.

“Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.

Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë”, shkroi Hajdari.

Ky është postimi i plotë:

“Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.

Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë.

Por, edhe rinumërimi nuk duhet lënë në të njejtat koordinata me numërimin. Ai duhet bërë, me patjetër, në mënyrë transparente e me rinumërim të fletëvotimeve, jo vetëm të formularëve sepse kjo nuk prodhon asgjë të re dhe, fatkeqësisht, nuk e sjell rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve.

Se kush i ka fituar zgjedhjet nuk është fare problem. Atë e ka vendosur qytetari. Problemi është te fakti që disa prej deputetëve, në vend se përfaqësues të popullit, mund të përfundojnë si përfaqësues të komisionerëve të pandërgjegjshëm, si pasojë e të cilëve edhe do të ishin në Kuvend.

Rinumërimi me skaner do të lehtësonte shumëçka, por nuk është metoda e vetme.

Vullneti qytetar është shtrembëruar dhe kjo vetëm se do ta riprodhojë krizën dhe mosbesimin e qytetarëve se ndikimi i tyre me votë është me të vërtetë i mundshëm e i çmuar.

Në Kuvend hyhet duke të besuar qytetarët, jo duke i blerë komisionerët. Për ta ruajtur këtë besim substancial te demokracia, rinumërimi transparent i fletëvotimeve është i domosdoshëm, sado që zgjat.’

Të ngjajshme

Ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje, mollë sherri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

albswiss.com

Nuk arriti të bëhet deputet, Hysen Durmishi merr këtë pozitë në Qeverinë ‘Kurti2’

albswiss.com

Ambasadori amerikan në takim me Konjufcën, kërkon nga partitë qëndrim konstruktiv për çështjen e presidentit

albswiss.com