Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro në Prishtinë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arrestohen dy persona

Në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte. Me ketë rast janë gjetur cigare te Kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €. Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie Dogana e Kosovës, në të cilin thuhet se lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img