Kapet në kamera lloji i avionit ushtarak që NATO përdori për të sulmuar forcat serbe më 1999’ën – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kapet në kamera lloji i avionit ushtarak që NATO përdori për të sulmuar forcat serbe më 1999’ën

kapet-ne-kamera-lloji-i-avionit-ushtarak-qe-nato-perdori-per-te-sulmuar-forcat-serbe-me-1999’en

Kapet në kamera lloji i avionit ushtarak që NATO përdori për të sulmuar forcat serbe më 1999’ën.

The Northrop B-2 Spirit, një lloj i avionit ushtarak i cili u përdor nga Aleanca Veriatlantike (NATO) për të sulmuar caqet serbe në Kosovë më 1999’ën, është kapur në kamera nga një foto-reporter amerikan.

Monico Garza, fotoreporter në mediumin lokal të Salt City të SHBA’ve, ka kapur në aparatin profesional Nikon me lente 3000 mm për afrim avionin bombardues B-2 Spirit, i cili shpeshherë është i padukshëm në radar, përcjell Gazeta Express.

Mediumi i cili raporton për këtë gjë, thotë se një gjë e tillë është e vështirë të shihet çdo ditë.

“U shokova nga ajo çfarë kapa në kamera,” tha Garza. “Në radarin që përdora për ta kontrolluar prezencën e avionit ushtarak, ata ishin të padukshëm”.

“Këto aeroplanë kanë një distancë goditjeje prej 11 kilometrash. Kur fluturuan kundër forcave serbe në Kosovë gjatë misionit të tyre të parë rreth 20 vite më parë, ata fluturuan edhe përmes Misurit, mbushën ngarkesat e tyre dhe më pas u kthyen mbrapa”, deklaroi tutje ai.

Megjithëse ishin dizejnuar fillimisht për bombardues bërthamor, B-2 u përdor për herë të parë në luftimin e hedhjes së mjeteve të zakonshme jo-bërthamore në luftën në Kosovë më 1999’ën nga NATO.

Të ngjajshme

Habit polici në Mitrovicë, i bën foto një femre në mes të rrugës

albswiss.com

Në Kosovë do t’i merr 1350 euro pagë si minister, por sa e kishte në Norvegji si ushtar Armend Meha

albswiss.com

Mimoza Kusari-Lila konfirmon se i kanë votat për zgjedhjen e presidentit: Dy deputetët e komuniteteve jo-serbe do të votojnë

albswiss.com