Kosova ende po përballet me pandeminë.
Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 249 raste të reja me Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe, sipas MSH-së nga Covid-19 kanë vdekur tetë qytetarë. Ndërkaq 1.129 qytetarë janë shëruar nga Coronavirusi. Kështu numri i rasteve aktive ka rënë në 5.073 raste.
Njoftimi i plotë:
19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.
Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794. Në total numri i rasteve aktive është 5.073.





