Kështu do të jetë moti gjatës kësaj jave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kështu do të jetë moti gjatës kësaj jave

keshtu-do-te-jete-moti-gjates-kesaj-jave

Moti gjatës kësaj jave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

A e uroi Vjosa Osmani, Lumir Abdixhikun pasi u zgjedh kryetar i LDK-së?

albswiss.com

Kryeministri Kurti: Me shembullin tim dua të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen

albswiss.com

FSSHK kundër mbylljes totale: Vendimi të jetë i matur sepse ekonomia është rënduar

albswiss.com