Mbrëmë një 27 vjeçar gjeti vdekjen aksidentalisht.
Rrugën e vështirë për të shkuar tek vila e kishin kaluar. Megjithatë festa që kishin filluar disa pjesëtarë të Kosovës, pati një fund tragjik. Kjo pasi që në këtë vilë ndodhi një ngjarje e rëndë.
Mesdita e së shtunës këtë vend e gjeti të qetë, e në vilë ishte vetëm pronari i saj. E në lagjen Tokbahqe, familja e viktimës, 27 vjeçarit Lirim Haxholli, ende nuk kishte hapur të pamën zyrtarisht.
Ata nuk pranuan të flasin as për rastin, me arsyetimin se nuk kanë çka të shtojnë. Kurse, mjeku i cili e pranoi zyrtarin policor në spital, tregon mbi gjendjen në të cilën tashmë i ndjeri ishte sjellë në emergjencë.
Govori tregon edhe plagët që quan deri te vdekja e të riut. Kurse inspektorati Policor i Kosovës thanë se kanë marrë masat ndaj zyrtarëve policor që ishin aty, ku disa prej tyre kanë mbetur të arrestuar si i dyshuar për vrasje.
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili tha se ka kërkuar angazhimin maksimal të institucioneve në hetimin e plotë të kësaj ngjarje.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:,00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.





