Këta janë dy deputët e VV-së të cilët do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Këta janë dy deputët e VV-së të cilët do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

keta-jane-dy-deputet-e-vv-se-te-cilet-do-ta-udheheqin-seancen-e-pare-te-kuvendit

Dy deputetët e Vetëvendosjes që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit.

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë në krye të seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e re.

Sipas rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri.

Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari.

Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

Pos Deharit, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

Fjolla Ujkani që ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar si deputetja më e re do të jetë në krye edhe të seancës së parë të legjislaturës së re.

Të ngjajshme

Pas fotos me hartën e Kosovës në Instagram, Hoxhaj i reagon Vuçiqit

albswiss.com

Nga këto Komuna vijnë të infektuarit e fundit

albswiss.com

Tërmkolli reagon pas situatës në veri: Kryeministër, vepro ose ec!

albswiss.com