Tre më të votuarit e LDK-së, kaq vota kanë marrë Hoti, Shala e Abdixhiku.
Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Gazeta Express.
Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 ulëse ndërkaq ju shkojnë pakicave.
Reporteri sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Më të votuarit e Lidhjes Demokratike janë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.
Gjithmonë sipas kësaj liste, Hoti raportohet se ka marrë 69 mijë e 640 vota.
Kujtim Shala ndërkaq ka marrë 32 mijë e 700 vota.
Lumir Abdixhiku ndërkaq raportohet se ka marrë 25 mijë e 264 vota.
Sidoqoftë nëse këto shifra janë të sakta do të vërtetohet vetëm kur të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.