Të dhënat e fundit të numërimit të votave nga diaspora.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të fundit, ka arritur t’i numërojë 25,798 vota.
Nga ky total, Vetëvendosja ka arritur t’i marrë 19,626 vota me postë, të ardhura nga diaspora.
Ndërkaq, LDK’ja (2173) vazhdon të prijë përpara PDK’së (2120) për nga numri i votave me kusht.
AAK’ja, nga kjo kategori e votave, i ka marrë 855 sosh, derisa Nisma 200.
Me përfundimin e numërimit të votave me postë, KQZ do të publikojë rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.