Kinolli: Lista Serbe ka detyruar serbët që të votonin për iniciativën “Romania” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Kinolli: Lista Serbe ka detyruar serbët që të votonin për iniciativën “Romania”

kinolli:-lista-serbe-ka-detyruar-serbet-qe-te-votonin-per-iniciativen-“romania”

Albert Kinolli nga radhët e Partisë Rome të Bashkuar thotë se ishte Lista Serbe ajo që orkestroi votat për iniciativa ‘’Romania’’. Thotë se duke detyruar serbët që të votojnë këtë iniciativë të cilin ai e quan ‘fantome’ Srpske pretendonte të kishte grupin e madh parlamentar që ia mundësonte bllokimin e çdo iniciative.

“Ne gjithmonë kemi garuar dhe kemi marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Pas 21 vjetësh del kjo iniciativë qytetare fantome me seli në Graçanicë ka marrë 4 mijë vota”, tha ai në emisionin DPT te Fidani.

“Lista Serbe i ka detyruar serbët për të votuar sepse duan të kenë grupin më të madh parlamentar me minoritete jo serbe për të bllokuar çdo iniciativë”, shpjegon ai.

Ndërkohë Kinolli tregoi se sipas Entit të Statistikave të Kosovës në vendin tonë jetojnë rreth 10 mijë romë.

Sot është aprovuar ankesa e partive minoritare, kundër Romani Iniciativa referuar rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. PZAP ka vendosur që ato të anulohen.

Të ngjajshme

Edona e kapin kamerat në rrugë, palltoja e saj mori tërë vëmendjen

albswiss.com

Tuna kundërpërgjigjet ‘fuqishëm’ pas fjalëve për ndarjen, shfaqet komplet e zhveshur

albswiss.com

Learta nuk ndalet, publikon foton më të ëmbël të Matinës së vogël

albswiss.com