fbpx
-12.2 C
Geneva
Monday, January 20, 2025

Kjo është gjendja e të plagosurve nga tentim-grabitja në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nga kompania tregojnë për gjendjen e të plagosurve nga tentim-grabitja në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Kompania e Sigurimeve, dy punëtorë të së cilës u plagosën mbretërojnë e sotme ka dhënë detaje rreth tentim-grabitjes dhe gjendjes së dy punonjësve të saj.

Përmes një njoftimi për media, nga kompania thonë se dy punëtoret e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Ata thonë se një veture të FSK-së që ka kaluar pak minuta pas ngjarjes u kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve.

“Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër Badovcit, disa plaçkitës kanë sulmuar kombin e Transportit të Parave të Gatshme me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov. Dy punonjës të TPG-së, janë të plagosur. Të njëjtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve antiplumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jasht rrezikut për jetë”, thuhe në njoftim.

Siç njofton kompania, dy pjesëtarët e tjerë të ekipës janë shëndosh e mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img