15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Kombi kosovar”: Një shpikje e rrezikshme në shërbim të harresës kombëtare

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga: Dr.Sali Sefa, ish Konsull i Kosovës në Cyrih

Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë për bashkim kulturor, ekonomik dhe kombëtar, një ide e rrezikshme po qarkullon herë herë në mënyrë të heshtur, por të qëllimkeqe:ajo e “kombit kosovar”.

Pyetja që duhet të shtrojmë është:

Çfarë është ky “komb kosovar” dhe kush qendron prapa?

E vërteta është e thjeshtë: një “komb kosovar” nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë. Ai nuk ka bazë gjuhësore, as kulturore, as historike. Ai është një projekt artificial, një ndarje identitare që nuk buron nga populli, por nga laboratorë të dyshimt që kanë një qëllim të vetëm – harresën e vetëdijes kombëtare shqiptare !

Çfarë është kombi si Notion?

1.Kombi nuk është një pasaportë e re, as një flamur i veçantë në institucione.
Kombi është një lidhje e thellë shpirtërore dhe kulturore që ndërtohet me shekuj, përmes gjuhës së përbashkët, traditave, historisë dhe përvojave kolektive. Kombi shqiptar ka ekzistuar shumë më herët se shteti i Shqipërisë 1912 apo i Kosovës me 2008.Ai u formua nëpërmjet rezistencës ndaj pushtimeve, nëpërmjet veprave të Rilindësve dhe sakrificave të brezave të tërë.

Koncepti i kombit: bazat teorike dhe kriteret përkufizuese:

2.Sipas teorive më të njohura të kombformimit, kombi është një bashkësi njerëzore që bashkohet përmes gjuhës, kulturës, historisë dhe vetëdijes kolektive. -Ernest Renan (1882) e përkufizon kombin si një “plebishit të përditshëm”, një ndjenjë e përbashkët e të qenit bashkë dhe të ndarjes së një historie të përbashkët.

-Benedict Anderson (1983) e cilëson kombin si një “komunitet i imagjinuar”, por i bazuar në lidhje reale simbolike, historike dhe gjuhësore.
-Anthony D. Smith (1991) e vendos theksin te etniteti si themel i kombit.

Asnjë nga këto teori nuk e përmbushë idenë se shqiptarët në Kosovë përbëjnë një komb më vete, pasi ata nuk përmbushin asnjërin prej kritereve dalluese: nuk kanë gjuhë tjetër përveç shqipes, nuk kanë kulturë të dalluar nga ajo shqiptare, dhe historia e tyre është thelbësisht e ndërthurur me historinë e kombit shqiptar në tërësi.

Cilën gjuhë flasin „Kosovarët“

3.Sot, shqiptarët në Kosovë flasin shqip, shkruajnë shqip, këndojnë shqip, kujtojnë heronj shqiptarë dhe ndajnë njenjat e njejta si shqiptarët në Tiranë, Prishtinë,Shkodër,Tetovë,Preshevë apo Ulqin.

Po,
4.Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arritje historike e shqiptarëve. Por shteti është një organizim politik dhe juridik – jo një përkufizim etnik. Shqiptarët që janë shtetas të Kosovës nuk janë “komb tjetër”,-„komb Kosovarë“ashtu siq nik janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut , Shqiptarët në Luginë apo Mal të Zi nuk janë “komb maqedonas” as komb „serb“e as“malazez”. Ata janë shqiptarë me shtetësi të ndryshme, por me identitet të përbashkët!

Një komb, një gjuhë, një histori – dhe shumë shtete?

Po!

Por jo shumë kombe.

5.Shtetësia është letër, kombësia është gjak, është gjuhë, kujtesë dhe ndjenjë përkatësie, Një komb, një gjuhë, një histori – dhe shumë shtete? Po! Por jo shumë kombe ,të mos i ngatërrojmë këto terma!

Kush e shtyn dhe trumbeton për “kombin kosovar”?

6.Ky koncept nuk është fryt i ndonjë kërkese popullore. Ai promovohet nga:
Një i vetqujtur „profesor“ i fallsifikuar dhe disa pseudo analist të zhurmshëm,të papërgjegjshëm e të dyshimt që kërkojnë të ndërtojnë gjoja idenë e tyre mbi një identitet të ri kombëtar të menaxhueshëm dhe pa lidhje emocionale me Shqiprinë!

A thua kujt po i sherbejnë ata?

Rreziku më i madh është:de-shqiptarizimi dhe de- kombtarizimi i brezave të rinjë në Kosovë!

7.Kur nxënësit mësojnë “histori të Kosovës” pa përmendur historinë e Skenderbeut dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si histori shqiptare, kur mediat flasin për “gjuhën kosovare” ose për “muzikën kosovare” si diçka ndryshe nga ajo shqiptare, kur flamuri kombëtar shihet si një simbol “jozyrtar” – atëherë po përgatitet një gjeneratë që nuk do ta dijë më kush është në të vërtetë,kur një popull harron kush është, ai bëhet i lehtë për t’u manipuluar dhe i paaftë për të mbrojtur interesat e tij.

Përmbyllje

Ideja e “kombit kosovar” është një gënjeshtër e sofistikuar që nuk duhet të tolerohet në asnjë nivel. Ajo nuk është as e natyrshme, as e nevojshme, as e dobishme për shqiptarët. Ajo është një gur në rrugën e bashkimit, një tymnajë që synon të na ndajë, që nesër të jemi më të dobët, më të hutuar dhe më të manipulueshëm.

Prandaj, është detyrë e Akademive tona, e institucioneve arsimore, intelektualëve dhe shoqërive civile të ndërhyjnë në kohë, për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe për të parandaluar deformimin e ndërgjegjes shqiptare në emër të një “kozmopolitizmi” të rremë apo “modernizmi” të komanduar.

Kombi ynë është një – është Kombi Shqipëtar. Kosova është zemra e tij, por jo degë që do të shndërrohet në trung më vete… ( Foto ilustrim )

SAM24.info

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img