Nushi u premton kthimin e transportit publik banorëve të Gollakut.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, pas takimit me banorët e Gollakut, u ka premtuar se shumë shpejt do të bëhet zgjidhje për transportin publik.
Asllan Bekteshi, mësues në Shkollën Fillore “Azem Salihu”, në Gllogivicë, pas takimit me Nushin tha se presin që të kenë transport deri në fshatin Gllogovicë.
Këta banorë qe më shumë se një vit nuk kanë transport publik, për çka edhe të martën qysh nga mëngjesi kanë protestuar para komunës së Prishtinës.