2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Koncert i grupit polifonik «Bilbili» nga Vlora në Gjenevë

Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti që do të mbahet në Gjenevë, ditën e mërkurë me 29 mars 2023 duke filluar nga ora 20:00 në THEATRE DE LA MADELEINE A GENEVE, 10 rue de la Madeleine 1204 Geneve (Suisse)

Grupi folklorik “Bilbili” nga Vlora ka prezantuar në dhjetëra koncerte e festivale, në folkloriadën botërore dhe është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. Kësaj radhe në Gjenevë, përpos me polifoni, paraqitet edhe me këngë tjera tradicionale nga të gjitha trojet shqiptare.

Iso-Polifonia Shqiptare i takon trashëgimisë jomateriale të njerëzimit dhe është e mbrojtur nga UNESCO.

Koncert madhështor i organizuar nga Komunitetit Shqiptar i Gjenevës

“Bilbilat” e Vlorës bashkë me rapsodin Viktor Paloka- Shkodër, “Mjeshtër i madh” e këngëtaren e njohur Ludmilla Baballëku do të na dhurojnë buqeta këngësh të mrekullueshme. S’ka si të jetë ndryshe ku përveç programit të pasur ata vijnë edhe me dy këngë të shkruara e kompozuara enkas për mërgatën tonë.

Mos humbni rastin!

Ftohen të gjithë artdashësit që me kohë të bëjnë rezervimin e vendeve.

Hyrja në koncert kushton CHF 20.-, ndërsa për studentë CHF 15.-

Për ta rezervuar vendin për këtë koncert unik që do zhvillohet në Gjenevë mjafton ta bëni pagesën për një ose më shumë bileta në xhiro-llogarinë e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës me dedikim “për koncert”.

Pagesën mund ta bëni sipas QR kodit nga fatura

apo me Twint – 079 526 13 33

Ditën e koncertit do të pranoni biletat e juaja sipas listës që ne do e përpilojmë dhe në bazë të një dokumenti identifikues.

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës është shoqatë jofitimprurëse, jopolitike, jofetare dhe pa dallime krahinore. Në kryesinë e saj ka njerëz nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img