7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Konjufca kandidati me rritjen më të madhe në vota, rënien më të madhe e pësuan këta kandidatë

Rritjen më të madhe në vota e ka Glauk Konjufca, rënien më të madhe Ramush Haradinaj dhe Anton Quni.

Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Por kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Glauk Konjufca ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Këto shifra i ka prezantuar hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli duke u bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së.

Ndërsa sipas tij, kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj – me 34,757 vota më pak dhe Anton Quni – me 16,891 vota më pak.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img