2.6 C
Geneva
Friday, November 25, 2022

​Konjufca: S’ka krizë kushtetuese pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, ata do të zevendësohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka asnjë krizë kushtetuese, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe.

Ai ka thënë se ligji e thotë shumë qartë rastin e dorëheqjeve të deputetëve. Sipas tij, Kuvendi do të procedojë sipas ligjit për zëvendësimin e tyre.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.

“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron”, tha Konjufca.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img