Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Zvicër, Vigan Berisha, mori pjesë në një pritje të veçantë diplomatike me ftesë të znj. Ellen Ann Delman, udhëheqëse e Agjencisë Konsullore të Shteteve të Bashkuara në Cyrih.
Ngjarja, e organizuar nën kujdesin e Ambasadës së SHBA-së në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kishte për qëllim vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm në fushën konsullore dhe forcimin e partneritetit mes institucioneve.
Takimi shërbeu si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe aleancës së qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, duke thelluar edhe më tej bashkëpunimin bilateral./Alb’swiss TV/