Me recitime, vizatime, këngë dhe plot fytyra të çiltra, shënuam 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë mirëpret fëmijët e LAPSH-Gjenevë, së bashku me mësueset dhe prindërit e tyre.
Bashkëbisedimi me fëmijët dhe pyetjet e tyre plot kuriozitet dëshmuan për lidhjen e thellë dhe të sinqertë që ata kanë me Kosovën, pavarësisht largësisë. Shpirti i tyre i pastër dhe dashuria për vendin u reflektuan në çdo moment të festës.
Ishte një kënaqësi e veçantë të mirëprisnim gjithashtu fëmijët e vegjël të kopshtit “Marelle Albanaise”. Entuziazmi dhe gëzimi i tyre freskuan çdo çast dhe sollën një atmosferë të gjallë e festive.
Shprehim mirënjohje të thellë për LAPSH-in dhe mësueset, të cilët me përkushtim dhe punë fisnike kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës dhe traditave tona kulturore. Një falënderim të madh gjithashtu për prindërit, që me pasion përcjellin te fëmijët dashurinë për atdheun.
Fëmijët janë e ardhmja jonë! Prandaj, le të punojmë së bashku që ata të ruajnë fort lidhjen e ngushtë me Kosovën dhe të mbajnë gjallë gjuhën tonë të bukur shqipe.
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!