Kosova e gatshme për miqësoren kundër Zvicrës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kombëtarja e Kosovës  do ta zhvillojë sonte  miqësoren  kundër Zvicrës, e  cila pritet të  jetë një festë futbolli, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që do ta ndjekin këtë përballje.

Pasditen e djeshme  Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, teksa të gjithë futbollistët janë në formë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin. 

Në prag të kësaj miqësoreje, përzgjedhësi Alain Giresse dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj janë paraqitur në konferencë për media, ku kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me këtë përballje. Giresse e ka vlerësuar Zvicrën si njërën nga pesë kombëtaret më të mira evropiane, por ka thënë se i ka marrë të gjitha masat me ekipin që t’i bëjë ballë kundërshtarit të nesërm. Ai po ashtu ka thënë se kjo miqësore ka përbrenda emocionet e saj, duke pasur parasysh se disa futbollistë që luajnë te Kosova janë lindur e rritur në Zvicër, derisa disa lojtarë të Zvicrës kanë origjinë nga Kosova.

Ndërkaq, mbrojtësi i majtë i Dardanëve, Florent Hadërgjonaj ka thënë se në këtë ndeshje duan t’i tregojnë vlerat dhe formën e mirë. Ai ka thënë se Kosova ka kapacitet për të fituar edhe ndaj Zvicrës, derisa e ka vlerësuar këtë ndeshje si speciale. /Gazeta Express/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img