16.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Kosova pre e sulmeve kibernetike

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova po përballet me sulmet më madhore kibernetike në histori. Cak i hakerëve janë institucione, kompani e individë që po u hakohen llogaritë.

Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë. Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët, raporton Klan Kosova.

Doli thotë se ka vërejtur formën “Malware” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve.

Rreth një muaj më parë, një virus ishte shpërndarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por sipas Kastriot Fetahajt, pre e sulmeve kibernetike kanë rënë edhe shumë institucione tjera publike e private.

Ai tregoi se thuajse janë prekur të gjitha universitetet publike dhe private, teksa llogaritë e rreth 50 profesorëve janë hakuar. Gjithashtu, sipas Fetahajt, janë shpërndarë edhe të dhënat bankare të qytetarëve.

Dyshohet se sulmet e fundit janë orkestruar nga një grup brenda Kosovës, në bashkëpunim me një tjetër të huaj që ende nuk po i dihet origjina.

Siguria kibernetike është aktualisht problem global, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, që është koncentruar edhe në këtë fushë.

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img