Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë sonte ndeshje miqësore me Burkina Fason. Dardanët, dje, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje, ku u punua me dinamizëm dhe në detaje taktike.
Përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani në një konferencë për media, kanë vlerësuar se atmosfera në ekip është e mirë dhe të gjithë presin që ta nisin vitin me këmbë të mbarë. Giresse ka thënë se entuziazmi tek futbollistët para duelit me Burkina Fason është i madh. Ndërkaq, Rrahmani, ka thënë se duke pasur parasysh formën e mirë të bashkëlojtarëve pret paraqitje të mirë.
Ndeshja Kosova-Burkina Faso, fillon në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.