KQZ urdhërohet nga PZAP që të rinumërojë të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërojë votat me kusht dhe ato nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.

Kështu ka bërë të ditur PZAP, përmes një njoftimi për media ku thuhet se ka pranuar apelin e paraqitur nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga AAK, transmeton Telegrafi.

“Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img