3.7 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Kroaci: Në Zagreb mbahet shfaqja teatrale “Vajza e Mbështjellur me Flamur”

Mbrëmjen e 19 Shkurtit, në Zagreb, u mbajt me sukses shfaqja teatrale “Vajza e Mbështjellur me Flamur”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese kushtuar heroinës Ylfete Humolli. Kjo shfaqje u realizua me tekst dhe regji të Muharrem Hodës dhe u interpretua nga aktorët e talentuar të Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Dardana, Kosovë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin një audiencë e gjerë, përfshirë anëtarë të komunitetit shqiptar në Kroaci, përfaqësues të institucioneve kulturore, adhurues të artit skenik, si dhe familjarët e Ylfete Humollit që kishin ardhur nga Kosova për këtë ngjarje. Që në fillim të shfaqjes, publiku u përfshi nga një atmosferë e veçantë, e mbushur me emocione të forta dhe ndjenja patriotike.

Përmes një skenografie të thjeshtë, por shumë domethënëse, dhe interpretimit të ndjerë të aktorëve, u soll historia e dhimbshme dhe e lavdishme e Ylfete Humollit, një figurë simbol e sakrificës dhe rezistencës kombëtare. Dialogët e fuqishëm dhe skenat dramatike bënë që audienca të ndiente thellësisht dhimbjen, krenarinë dhe forcën e një vajze të re që i kushtoi jetën lirisë së Kosovës.

Pas përfundimit të shfaqjes, publiku shpërtheu në duartrokitje të gjata, duke shprehur mirënjohjen dhe admirimin për aktorët dhe organizatorët. Në fjalën përmbyllëse, kryetari Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë z.Esad Qollaku, përgëzoi aktorët për këtë shfaqje të qëlluar, si dhe kryetaren e shoqatës Shkëndija znj.Gentiana Lleshdedaj, të cilët mbështetën këtë aktivitet. Falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe theksuan rëndësinë e promovimit të kulturës dhe historisë shqiptare përmes artit.

Ky aktivitet shënoi një moment unik për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke shërbyer si një kujtesë për sakrificat e së kaluarës dhe si një frymëzim për të ardhmen.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img