Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e partisë gjermane CDU, Friedrich Merz.
Në ditën e fundit të konferencë së Sigurisë së Mynihut, Kurti takoi Merz të cilin edhe e ka uruar për detyrën e tij të re.
“Ne patëm një diskutim të mirë për integrimin në Bashkimin Evropian të Kosovës dhe për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kurti
Kryeministri Kurti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku kanë diskutuar janë sfidat gjeopolitike, duke mos lënë anash edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.