Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e Luginës për 14 vjetor të Pavarësisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti takon përfaqësuesit e Luginës për 14 vjetor të Pavarësisë.

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në vizitë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Naide Beqiri e Argjend Bajrami, këshilltari komunal i Medvegjës, Fehmi Beha, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Ragmi Mustafa dhe Arben Ferati, përfaqësues i Medvegjës në KKSh.

“Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave i uruan Kryeministrit Kurti, përvjetorin e pavarësisë, duke i uruar suksese të mëtejme në qeverisje. Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, u shprehën ata”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria thotë se u diskutua gjendja e të drejtave të njeriut në tri komunat dhe nevoja për më shumë angazhim dhe unitet të politikanëve dhe të subjekteve politike. Theks të veçantë në bisedë pati pasivizimi i vazhdueshëm i adresave të banorëve shqiptarë të Medvegjës, duke i lënë kështu qindra shqiptarë pa dokumentacion as të Serbisë e as të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

“Me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar kanë komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, thuhet në fund të njoftimit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img