Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur kualifikimin e ekipit kosovar, Bad News Eagles,në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Kryeministri Kurti, këtë sukses e cilësoi historik, duke i uruar pesë djemtë nga Kosova. Ai tha se i gëzohet çdo të arriture të rinisë sonë.
“Shqiponjat e Kosovës” në këto ndeshje kualifikuese, u përballën me disa nga ekipet më të mira në botë.