fbpx
-12.9 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

Kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Andreas Aebi priti Kryetaren e Kuvendit të Kosovës zonjën Vjosa Osmani

Gjatë takimit ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, fillimisht mori përgëzimet e autoriteteve helvetike për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë dhe fitoren e bindshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Iniciativës së saj me të cilën kishin garuar së bashku.

Me të përfunduar takimi të dy Krye parlamentarët ajo e Kosovës dhe ai i Zvicrës zhvilluan një konferencë për shtyp para medies vendore dhe atyre shqiptare.

Shteti i Zvicrës është ndër shtetet kyçe nga ato të cilat kanë ndihmuar Kosovën nëpër periudha të vështira kohore, madje ndihma e tyre është prezentë edhe sot. Krye parlamentari helvetik ndër të tjera ka theksuar edhe kontributin që Zvicra po jep për mbrojtjen e paqes në Kosovë, përmes misionit paqësor Swisscoy në kuadër të KFOR-it.

Zonja Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Kosovës falënderoi shtetin zviceran për gjitha ato që ka bërë për dhe po bënë popullin e Kosovës. Me theks të veçantë ajo përmendi edhe numrin mjaftë të madh të mërgatës sonë të cilët nga kohë të ndryshme vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë vend. Zhvillimi i demokracisë dhe ekonomia e zhvilluar zvicerane janë shembuj botëror sesi duhet të prosperoj një komb në rrugët e tija.

Mërgata jonë këtu në shtetin e Zvicrës ka arritur të integrohet në mënyrë të kënaqshme, madje duke edhe duke arritur suksese në fusha të ndryshme si të ekonomisë, sportit dhe kulturës, të arritura këtë me të cilat mburret edhe Kosova.

Që të dy përfaqësuesit e dy shteteve, si zonja Osmani dhe zotëri Aebi, shprehën gatishmërinë e thëllimit edhe të mëtejmë të bashkëpunimeve midis shtetit të Zvicrës dhe Kosovës. Duhet theksuar se kjo është vizita e parë e Krye parlamentares zonja Vjosa Osmani në Zvicër pas zgjedhjeve të shkurtit, zgjedhje këto ku ajo doli fituese bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në fund Kryetarja në detyrë dhe ajo e Parlamentit të Kosovës zonja Vjosa Osmani dhanë prononcime dhe intervista për mediet ku ndër ato edhe Televizionit shqiptar Albswiss në Zvicër. Gjatë ditës së sotme Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit ka në agjendës e saj të takime edhe me përfaqësues e personalitete të ndryshme të shtetit zviceran./Alb’swiss TV/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img