fbpx
17.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Kryetari i PLE-së paralajmëron ankesë në PZAP për “orkestrim të votave” nga Listën Serbe dhe Romani Iniciativa

PLE do të ankohet në PZAP për “orkestrim të votave” nga Listën Serbe dhe Romani Iniciativa.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka paralajmëruar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Berisha do të ankohet për orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur ‘Romani Iniciativën’.

“Të nderuar përfaqesues të mediave në Kosovë , Fillimisht ju falemnderoj për korrekësinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre ditëve me rastin e pakënaqesive tona lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kunderligjshëm ‘ Romani Iniciativa”. Andaj ne ju njoftojmë se do të ushtrojm të drejtën tonë ligjore për të parashtruar ankesë në PZAP nesër me datë 05.03.2021 në ora 10:00h. Pjesë e ankesës do të jenë edhe partite e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e PLE-së.

Lista Serbe është raportuar se ka manipuluar votat në komunat me shumicë serbe duke shtyrë përpara pakica të tjera të cilat kontrollohen nga kjo listë në mënyrë që ta rrisë forcën e saj brenda Kuvendit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img