Kryetari i Prishtinës: Do t’i blejmë 30 autobusë të rinj këtë vit, 8 prej tyre elektrik – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kryetari i Prishtinës: Do t’i blejmë 30 autobusë të rinj këtë vit, 8 prej tyre elektrik

kryetari-i-prishtines:-do-t’i-blejme-30-autobuse-te-rinj-kete-vit,-8-prej-tyre-elektrik

Ahmeti ka thënë se këtë vit di t’i blejnë 30 autobusë, 8 prej tyre elektrik.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në pjesën e parë të vitit 2021 do të fillojë negocimet për blerjen e 30 autobusëve të rinj urban për këtë komunë.

Ahmeti diçka të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka thënë se nëpërmjet këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij, për 80 autobusë në pronësi publike.

“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH”, ka thënë ai.

“Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndërsa do të kërkohet investimi në flotë”, ka shtuar tutje ai.

Numri i autobusëve që u blenë nga kryetari i komunës së kryeqytetit herën e fundit ishte 21, më 2018-ën.

Të ngjajshme

Kodra strategjike e Cërnushës në Mitrovicë që iu dha FSK-së, ishte përdorur edhe nga UÇK-ja

albswiss.com

Kështu do të jetë moti gjatës kësaj jave

albswiss.com

6 të vdekur e 336 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

albswiss.com