-18.5 C
Geneva
Tuesday, January 31, 2023

KSHZ: “Serbëve u pengon madje edhe emri i Shaqirit”

Kjo, sipas Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës tregon një problem thelbësor të serbëve. Edhe një emër shqiptar është provokim për ta, ky është racizëm i pastër!

Kombëtarja e Serbisë, spektatorët dhe politikanët serbë po ecin edhe në Kupën aktuale botërore aty ku e lanë në vitin 2018. Ashtu si në Botërorin e fundit në 2018, ata vazhdojnë me provokime skandaloze para dhe gjatë Botërorit aktual.

Pas golit të Xherdan Shaqirit, gazeta serbe “Blic” ka shkruar se “edhe pse nuk ka festuar me shqiponjën dykrenare, ai ka treguar emrin e tij (në fanellë). Ky është një provokim”.

Kjo tregon një problem thelbësor të serbëve. Edhe një emër shqiptar është provokim për ta, ky është racizëm i pastër! Më pas vijon dalja e plotë nga binarët e trajnerit të skuadrës serbe pasi shënohet 2 me 1. I mbushur me urrejtje, ai fyen nënat e futbollistëve të kombëtares shqiptare. Aty del fytyra e vërtetë; ujku me petk deleje. Po qarkullojnë edhe video incizime ku shihen spektatorë serbë që këndojnë apo bërtasin “vritni shqiptarët” gjatë lojës.

Edhe para ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të skuadrës serbe ishte varur një flamur nacionalist. Ndër të tjera, ai tregon konturin ose hartën e Republikës së Kosovës dhe flamurin serb me simbolin me katër C-të. Nën këtë simbol, popullata shqiptare në Kosovë është vrarë, përdhunuar, është dëbuar dhe është shkatërruar pasuria e tyre. Ky simbol është simbol kombëtar serb. I njëjti flamur sot është parë edhe në tribunat e spektatorëve të seksionit serb.

Dyshtetasi zvicerano-serb Kuzmanoviç, i cili madje ishte edhe anëtar i kombëtares së Zvicrës U-21, në një intervistë për 20minten tha: “Po të isha ende lojtar i Serbisë në këtë Botëror, do të nokautoja Xhakën ose Shaqirin”. Më vonë ai pretendon se nuk donte ta thoshte këtë.

Në lidhje me flamurin në dhomën e zhveshjes, ai, në vend që ta dënonte, shpjegon se kthina ishte bosh dhe se nuk dihej se kush e kishte bërë foton. Në një intervistë për 20 minuten, një anëtar i qendrës kulturore serbe në Wil e konsideron rastin me flamuri,n joproblematik: “Nuk e di nëse flamuri gjeografik konsiderohet provokim”. Nga ana tjetër, gjesti i shqiponjës dykrenore, që nuk ka lidhje me politikën, nuk i drejtohet askujt dhe është thjesht një shenjë identiteti, a është ai provokim për serbët?

Në të njëjtën kohë, ata përpiqen ta portretizojnë veten si viktima duke u ndjerë të provokuar nga gjesti i shqiponjës dykrenare. Kjo ndodh sipas motos “Hidhe gurin dhe fshih dorën”.

Asgjë më pak nuk mund të pritet nga ata që jetojnë në një flluskë nacionaliste dhe tani përpiqen të paraqiten si viktimë në një mënyrë manipuluese faktesh. Sidomos për aq kohë sa serbët vazhdojnë t’u bëjnë homazhe dhe lavdërojnë kriminelët përgjegjës të luftës, si Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç dhe Vojisllav Sheshel, të cilët tashmë janë dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krime kundër njerëzimit.

Banalizimi i veprimeve të tyre në përgjithësi bëhet në të njëjtën mënyrë edhe për masakrat e provuara kundër popullatës civile. Përveç kësaj, si lojtarët ashtu dhe tifozët serbë përdorin gjestin nacionalist (përshëndetje me tre gishta) me të cilin ushtarët dhe paramilitarët serbë shkonin në luftë dhe kryenin mizori.

Zgjidhja e një problemi fillon me identifikimin dhe pranimin e tij. Është e qartë se në këtë rast nuk është kështu. Kjo do të marrë njëfarë kohe. Të paktën ata duhet të përmbahen të mos përsërisin të njëjtat ankime çdo herë dhe të përqendrohen vetëm në sport të paktën gjatë një Kupe Botërore.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img