12.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Kthehet në rigjykim rasti “Veteranët”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se e ka kthyer në rigjykim rastin “Veteranët”. Në mesin e të përfshirëve janë ish-kryeministri Agim Çeku dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë janë N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J..

Ata akuzohen për veprën penale  keqpërdorim i detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.230/2018, i datës 16 prill 2021 dhe kjo çështje penale do t’i kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njëjtës gjykatë“, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata.

 

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img