25.3 C
Geneva
Friday, June 6, 2025

Kurti dhe Osmani marrin pjesë në marshin protestues kundër patriarkatit

Marsh protestues kundër patriarkatit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani.

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vr.et” këtë vit në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, po realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera.

Aty janë duke marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img