Kurti për 8 Mars: Ta bëjmë Kosovën që kurrë më të mos vriten, shtypen e shfrytëzohen gratë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kurti për 8 Mars: Ta bëjmë Kosovën që kurrë më të mos vriten, shtypen e shfrytëzohen gratë

kurti-per-8-mars:-ta-bejme-kosoven-qe-kurre-me-te-mos-vriten,-shtypen-e-shfrytezohen-grate

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kreu i VVsë Albin Kurti, thotë se kontributi i grave duhet njihet sot e çdo ditë.

“Barra shumë të mëdha u janë lënë grave. Ato jo vetëm e kanë emancipuar veten por tash prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Ai bënë thirrje që Kosova të bëhet më e barabartë.

Postimi i tij i plotë:

8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.

Sot e çdo ditë duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta. Barra shumë të mëdha u janë lënë grave. Ato jo vetëm e kanë emancipuar veten por tash prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë. Duhet ta bëjmë këtë bashkarisht dhe të ndajmë çdo përgjegjësi.

Qeverisja jonë do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave. Qofshin gra punëtore, të papuna, gra rome, të varfra, në kohën kur lindin, apo kur nuk duan të lindin, kur kërkojnë punë apo kur diskriminohen në punë. Prej punëve të shtëpisë e deri te përgjegjësitë institucionale, le ta bëjmë Kosovën më të barabartë. Që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë. E, që beteja për barazi shoqërore ta nënkuptojë edhe atë për barazi gjinore.

Urime 8 Marsi, nga marshi paqësor në Prishtinë ku morëm pjesë në solidaritet.

Të ngjajshme

MASHT pajtohet për pushim njëjavor në shkolla, vendimin pritet ta merr Qeveria

albswiss.com

Ushtruesi i detyrës së presidentit s’mund të mandatojë kryeministrin për formimin e qeverisë

albswiss.com

Gazetari Visar Duriqi tregon në detaje se si u sulmua

albswiss.com