10.9 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Kusari-Lila tregon pse LDK’ja duhet të votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Mimoza Kusari përmend një arsye se pse LDK’ja duhet të votojë Vjosa Osmanin për Presidente.

Sot është diskutuar rreth përfundimit të zgjedhjeve me deputeten e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se përfaqësimi i një numri të madh të femrave në parlamentin e ardhshëm është për t’u përshëndetur, megjithatë ajo konsideron se duhet punë më e madhe që ky përfaqësim të mbërrij deri në 50 për qind.

Sipas saj, VV-ja do përfaqësohet nga 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, por ky numër, shtoi ajo, do të rritej nëse do ishin eliminuar disa parregullsi me votat e mërgatës që janë identifikuar.

Tutje Kusari-Lila tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të mirë demokratike dhe këtu qytetarët por edhe partitë politike, kanë luajtur rol të rëndësishëm.

“Qytetarët e kanë votuar zonjën Vjosa Osmani për presidente dhe ajo nuk është pjesë e pazareve politike”, theksoi deputetja.

Sipas saj është pa logjikë nëse LDK-ja ka qëndruar për të zgjedhur president Hashim Thaçin e nuk qëndron në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin.

Ajo tutje ka thënë se diskutimet për qeverinë e ardhshme kanë filluar, ndërsa shkaku i rrethanave personale zonja Kusari do qëndroj si deputete në Kuvendin e Kosovës dhe jo në ndonjë post qeveritar.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img