Bearti i ‘turpshëm’, e zuri Tea.
Ndërkohë Tea dhe Barti, çifti i famshëm dhe shumë simpatik, kanë zgjedhur që përmes Instagramit t’u përgjigjen pyetjeve të fansave.
Në mesin e shumë pyetjeve që po u përgjigjet Tea, ishte dhe ajo se çfarë e tërohqi atë tek Bearti, kurse ajo me shaka thotë ‘E kam zënë unë, se ky kishte turp’.
Tea ndër tjerash tha se për ta ruajtur privatësine e familjes së Beartit, nuk kishte postuar video për festën e Vitit te Ri, si dhe iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka bërë botox në fytyrë, të cilën gjë sigursht se e mohoi dhe e dëshmoi. Ndërkaq, citoi se sot pasdite ishin zënë, ngase Bearti nuk kishte vënë rripin e sigurimit.
Nga ana tjetër edhe Bearti po u pergjigjet pyetjeve te Instagramit, por ai ka zgjedhur që pergjigjet t’i japë përmes vizualizimit, me foto apo video.
Të dy duket se janë në kulmin e dashurisë dhe lumturisë së tyre. Kurse Tea, rrezëlluese me ngjyrën e re të flokëve.