12.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

“Kutitë e zeza” do të vendosen gjerësisht në veturat tona

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga korriku 2022, regjistruesit e të dhënave të aksidentit, apo kutitë e zeza do të jenë të detyrueshme për të gjitha llojet e reja të automjeteve.  Nga korriku 2024, do të jetë pjesë e pajisjes së detyrueshme të modeleve të reja të makinave të prezantuara në tregun zviceran dhe evropian, duke përfshirë makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta komerciale. Së fundi, nga viti 2026, do të duhet të pajisen me to mjetet e reja të rënda dhe nga viti 2029 të gjitha mjetet e rënda.

“Kutia e zezë” ngjitet në makina dhe gjurmon të gjitha veprimet e shoferëve para, gjatë dhe pas aksidentit: nxitimet, ndryshimin e drejtimit, frenimin, shpejtësinë, ngadalësimet,  rrotullimet, aktivizimin e airbagëve, fenerëve,  treguesve etj. 

Për momentin, kjo kuti është ende opsionale. Megjithatë, për më shumë se dhjetë vjet, disa kompani të sigurimit të makinave kanë ofruar ulje të primeve nëse i siguruari pranon vullnetarisht të vendosë një nga këto kuti në automjetin e tij.

Fanny Roulet, avokate e specializuar në ligjin e trafikut rrugor, tha se ky sistem regjistrimi i krijuar nga prodhuesi amerikan General Motors filloi të instalohej në automjete në vitet 1990. Sistemi u krijua fillimisht për të lejuar prodhuesin të mbrohet në rast veprimesh ligjore nga shoferët që gjykojnë se automjeti i tyre është me defekt. 

Fanny Roulet tha poashtu se ndryshimi legjislativ që ndodh në vitin 2022 synon të krijojë një kornizë ligjore për këto regjistrime, sepse teknikisht, ato nuk janë domosdoshmërisht të aksesueshme nga autoritetet. Me këtë legjislacion të ri prodhuesit do të detyrohen t’i bëjnë këto sisteme të aksesueshme për palët e jashtme, siç është eksperti i trafikut në rast të procedimeve ligjore.

Sipas saj, të dhënat janë të sigurta nga hakerët, pasi ato ruhen në një kuti brenda makinës, dhe jo  në internet. Përveç kësaj, regjistrimi është shumë më i kufizuar se ai i kutisë së zezë të një avioni. Zërat nuk regjistrohen dhe nuk ka vendndodhjen e automjetit.

 

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img