Lajçak: Albin Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lajçak: Albin Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin

lajcak:-albin-kurti-eshte-i-gatshem-te-vije-ne-bruksel-e-te-takohet-me-vuciqin

Lajçak për mediumin serb, thotë se Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin.

Lajçak thotë se arsyeja kryesore e vizitës së tij në Ballkan ishte takimi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, “si negociator i ardhshëm me Serbinë”.

Përfaqësuesi evropian thotë se në Prishtinë dhe në Beograd pa vullnet për t’i vazhduar negociatat.

Ndonëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, thotë se nuk e ka prioritet dialogun, Lajçak thotë se Kurti është i gatshëm për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një interviste në mediumin serb “N1”, ka treguar se çfarë bisedoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që i fitoi zgjedhjet në Kosovë me afro 50 për qind të votave.
Duke folur për takimin me Kurtin, që zgjati më shumë se tri orë, Lajçak thotë se Kurti e ka kuptuar se dialogu është i nevojshëm, se është i gatshëm t’i vazhdojë negociatat dhe se ai do të jetë prijës i delegacionit të Kosovës.

“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuçiq dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.

Lajçak ka thënë se po presin formimin e institucioneve në Kosovë, që të vazhdojnë me caktimin e takimit mes liderit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, që pritet të jetë Albin Kurti, si i kandiduar i partisë fituese.

“Mendoj që kemi kohë të mjaftueshme dhe pres që takimi i para të bëhet në një kohë të përshtatshme – pas formimit të institucioneve të nevojshme (në Kosovë) dhe kjo mund të ndodhë sigurisht para verës”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.

Lajçak thotë se në dialog duhet të fokusohen brenda këtij viti, duke përmendur se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, Serbia mban zgjedhjet presidenciale.

“Ne kemi kohë të mjaftueshme që të fokusohemi në dialog deri në fund të vitit. Sepse, Serbia po pret zgjedhjet vitin e ardhshëm, në pranverë”

“Unë pres që takimi i parë do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës” , ka thënë Lajçak.

Duke përmendur se dialogu mund të rinis pasi Kosova të rehatohet me formimin e institucioneve, Lajçak ka thënë se “Kurti është i bindur që këto do të zgjidhen shpejt”.

Lajçak ka vizituar të hënë e kësaj jave Prishtinën, ku qëndroi tir ditë. Më pas e ka vizituar Beogradin.

Dialogu Kosovë – Serbi në dy vitet e fundit ka stagnuar. Fillimisht ishte ndërprerë në në nëtor të vitit 2018, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj i vendosi tarifë të qindpërqindtë produkteve serbe. Takimet mes palëve në Bruksel vazhduan vetëm atëherë kur kryeministri Avdullah Hoti (qershor, 2020) hoqi reciprocitetin që e kishte vendosur paraardhësi i tij, Albin Kurti.

Të ngjajshme

Sejdiu : Mjekët u angazhuan për të na shëruar mua dhe bashkëshorten, ia dolën

albswiss.com

Donika Gërvalla e bën fajtore opozitën, thotë se s’heqin dorë nga ligji

albswiss.com

Albin Kurti mbledh Qeverinë përsëri në orën 19:00

albswiss.com