Lajm i mirë për tregtarët e Bitcoin – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Lajm i mirë për tregtarët e Bitcoin

lajm-i-mire-per-tregtaret-e-bitcoin

Valuta më e madhe digjitale në botë, Bitcoin, sot tejkaloi kapitalin e tregut në vlerë 900 miliardë dollarësh për herë të parë në histori.

Kjo ndodhi pasi çmimi i kësaj monedhe digjitale arriti një nivel të ri rekord. Pasi arriti një çmim rekord prej 48,481 dollarë të enjten në mëngjes, Bitcoin mbylli tregtinë me 47,932 dollarë, e cila, sipas Reuters, është një rritje prej 6.9 për qind në bazë ditore.

Në bursën e Bitstamp, një nga më të vjetrat për tregtimin e Bitcoin, çmimi arriti një nivel historik prej 49,000 dollarë në një pikë, e cila rezultoi në një kapital afatshkurtër të tregut prej 912,69 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë se vlera e tregut e kësaj monedhe virtuale u rrit me 354 miliardë dollarë gjatë vitit 2021. Niveli i mëparshëm më i lartë i kapitalit të tregut Bitcoin u regjistrua më 8 shkurt në shumën 888 miliardë dollarë.

Bitcoin aktualisht ka një pjesëmarrje prej 61 për qind në kapitalin e përgjithshëm të tregut të të gjitha valutave digjitale, e cila sot gjithashtu arriti një rekord të të gjitha kohërave me 1.46 miliardë dollarë.

Të ngjajshme

Ministri Murati njofton se cilët punëtorë do t’i marrin nga 50 ose 100 euro për tre muaj, sipas Pakos së Ringjalljes Ekonomike

albswiss.com

Gates e thotë qartë: Bitcoin nuk është mua

albswiss.com

“E rrezikshme për ekonominë, shkuarja e vendit në zgjedhje”

albswiss.com