Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

lajmerojeni-menjehere-policine-nese-e-shihni-kete-person

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë.

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Peja, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

ADNAN (Nexhat) MUZLIJAJ i lindur me 17.11.1993 nё fshatin Orroberd- Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale:

“VJEDHJE E RËNDË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka edhe të lënduar

albswiss.com

Dita ‘D’ për LDK-në, sot zgjedhet kryetari i ri

albswiss.com

VV fitoi me 50 për qind, Visar Ymeri për ish-partinë e tij

albswiss.com