9.2 C
Geneva
Sunday, December 7, 2025

Lajmi i fundit: Policia brenda Ministrisë së Infrastrukturës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Policia e Kosovës është parë brenda Ministrisë së infrastrukturës, pas shkarkimeve që ndodhën aty.

Sipas “Front Online”, arsyeja e prezencës së Policisë është kthimi i sekretarëve të kësaj ministrie në objekt.

Pak ditë para se ta lëshoj “kolltukun” e ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar sekretarin e këtij dikasteri qeveritar, Izedin Bytyqin dhe në vend të tij ka emëruar të hënën, Zymer Abdullahun.

Por, një ditë pas këtij emërimi, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka anuluar vendimin e Abrashit për shkarkimin e sekretarit Bytyqi dhe njëkohësisht edhe emërimin e sekretarit të ri, Abdullahut.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img