Janë dëgjuar të shtëna në Prishtinë.
Të shtëna me armë janë dëgjuar në mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi”.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë të lënduar nga të shtënat e zjarrit.
Tutje, policia ka njoftuar për sekuestrim të një arme zjarri.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, ( saktësisht në një lokal).
Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.
Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.