Sipas një sondazhi të SonntagsBlick, prodhuar nga instituti kërkimor Sotomo, me 20 mijë pjesëmarrës, 56% (35% në favor të një bashkëpunimi më të ngushtë, ndërsa 21% “disi” në favor) e popullsisë është për një bashkëpunim me NATO-n, kundrejt 41% që kundërshtojnë përafrimin.
Megjithatë, për të intervistuarit, bashkëpunimi më i ngushtë nuk do të thotë anëtarësim në NATO: vetëm 33% e të anketuarve janë pro dhe 62% janë kundër. Megjithatë 55% e të anketuarve (28% shumë më shumë, 27% pak më shumë) janë pro një buxheti më të madh për mbrojtjen e vendit.
Që Zvicrai duhet të mbështesë popullsinë civile të Ukrainës të sulmuar nga Rusia është unanime. Asnjë nga të anketuarit nuk është kundër, madje 44% besojnë se Zvicra duhet të bëjë një angazhim më të fortë ndaj këtij vendi. 18% janë të kënaqur me mbështetjen aktuale dhe 38% duan një qëndrim më neutral.
Neutraliteti në Kushtetutë, sot do të refuzohej me votim popullor nga 52% e të anketuarve dhe do të miratohej nga 41% e tyre. Për më tepër, pyetjes nëse Berna ka shkelur neutralitetin duke marrë përsipër sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, shumica (58%) e të anketuarve janë përgjigjur jo, kundrejt 42% që besojnë se po. /Le Matin/