Luta dhe Hoti preferojnë Kujtim Shalën për kryetar të ri të LDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Luta dhe Hoti preferojnë Kujtim Shalën për kryetar të ri të LDK-së

luta-dhe-hoti-preferojne-kujtim-shalen-per-kryetar-te-ri-te-ldk-se

Kujtim Shala, i preferuari i Lutës dhe Hotit për kryetar të ri të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars do të mblidhet për të mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të zgjedhën organet e reja drejtuese, Kryetari dhe Kryesia.

Kryetari Isa Mustafa që njoftoi dorëheqjen nga i pari i partisë, pas një dekade në krye të saj, ditë më parë deklaroi se zyrtarisht ende nuk ka asnjë kandidat për kryetar të partisë që në zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi rënie të thellë votash. Përkundër, se Anton Quni hapur ka pohuar se do t’ia mësyjë garës për të marrë drejtimin e partisë, shkruan Reporteri.

Ndërsa emrat tjerë që janë përfolur si kandidat të mundshëm për kreun e kësaj partie janë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Haziri vetë e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit, për dallim nga bashkëpartiaku i tij Haki Rugova që ka thënë se nuk do t’i hyjë kësaj gare.

“Unë nuk do të jem kandidat për kryetar, preferenca kam shumë”, citohet tu ketë thënë Rugova së fundi mediave.

Derisa ende nuk dihet zyrtarisht sa kandidatë dhe kush do të garojnë për të parin e LDK-së, emri i Kujtim Shalës aktualisht nga deklarimet e zyrtarëve të kësaj partie po del të jetë më i preferuari.

Madje edhe vetë Lutfi Haziri që përfolët si kandidat i mundshëm për kryetar të LDK-së, ka shprehur haptas preferencë që Shala ta marrë drejtimin e partisë më të vjetër në Kosovë. Sikurse edhe Avdullah Hoti që po mbështetë Shalën si pasardhës të Isa Mustafës.

“Do të doja dhe do të isha shumë i lumtur që zotëri Shala të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së pasi plotëson shumë kërkesa dhe pritje. Po presim nga ai që të na thotë fjalën dhe të deklarohet”, tha Haziri, të martën mbrëma, në një intervistë për një televizion në Shqipëri.

Derisa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një fotografie në facebook, u duk se i dha mbështetjen e tij Shalës, që ta marrë drejtimin e LDK-së.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, kishte përshkruar Hoti fotografinë, shkruan Reporteri.net.

Por për dallim nga kryeministri në detyrë, ish-këshilltari i tij Visar Berisha, së fundi ka deklaruar se Kujtim Shala nuk do të garojë për kryetar të LDK-së.

“Sa e di unë Kujtim Shala nuk do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Kështu ka vendosur ai vetë”, ka thënë Berisha të hënën në Debat Plus.

Zgjedhjet e brendshme në LDK vijnë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku për herë të parë në histori që nga themelimi, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka rënë në 100 mijë vota.

Të ngjajshme

38-vjeçarja shoqërohet në Polici, sulmoi fizikisht policët dhe refuzoi testimin për alkool

albswiss.com

Këto janë ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit

albswiss.com

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë humbi jetën duke luajtur futboll

albswiss.com