6.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Magjistri Musa Kamenica zgjidhet sërish asamblist komunal në Lozanë

I riu me prejardhje nga Ferizaj, i diplomuar në shkencat politike në Universitetin e Lozanës e që në Institutin Evropian në Gjenevë ka mbrojtur magjistraturën, në zgjedhjet e së dielës fitoi 8157 vota, duke gëzuar paralelisht edhe mbështetjen e zviceranëve dhe të shqiptarëve.

Politikani shqiptar, Musa Kamenica, ka siguruar sërish një ulëse në Asamblenë e Komunës së Lozanës me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 7 marsit në Kantonin Vaud. Ai është shqiptari i vetëm që ka fituar më së shumti vota për të siguruar një ulëse në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit të Kantonit të Vaudit, njofton Alb’swiss TV.

Gjithë ashtu ka falënderuar votuesit për votën e tyre, si dhe ka premtuar se jo vetëm që do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në Asamblenë Komunale të Lozanës, por edhe do të realizojë të gjitha projektet që i kanë mbetur në gjysmë në legjislaturën e kaluar.

Musa Kamenica është emër i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës dhe, në veçanti i atij të Lozanës dhe është i pari shqiptar që ka siguruar një vend në Parlamentin e Qytetit të Lozanës në vitin 2016.

I a vlen te ceket krejt në fund do theksuar se me të migruar në Zvicër dhe fituar statusin politik, familja e Rexhep Kamenicës iu përkushtua me të madhe çështjes së shkollimit të fëmijëve të tyre, të cilët me talentin dhe angazhimin e tyre arritën një shkollim solid profesional, deri në nivel universitar./albswiss.com/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img