fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Maqedonasi tentoi t’i jepte 10 euro si ryshfet policit, nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Tentoi t’i jepte 10 euro si ryshfet policit kosovar.

Një shqiptar i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitarë në Glloboçicë.

I dyshuari i kishte ofruar ryshfet policit me qëllim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi kishte ngarkuar më shumë karburant se që është e lejuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 7:00.

“PKK Glloboçicë 26.02.2021 – 07:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedoni, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raportin 24 –orësh të Policisë së Kosovës.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img