Mbi 20 herë u provua futja e gjerave ilegale në burgun e Dubravës, vetëm këtë vit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mbi 20 herë u provua futja e gjerave ilegale në burgun e Dubravës, vetëm këtë vit

mbi-20-here-u-provua-futja-e-gjerave-ilegale-ne-burgun-e-dubraves,-vetem-kete-vit

Vetëm këtë vit mbi 20 herë u provua futja e gjerave ilegale në burgun e Dubravës.

I duhet të heq gjithçka që ka përmbajtje metalike nga trupi i tij. Gjërat që largohen nga ai kontrollohen edhe njëherë përmes një skaneri në hyrje të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Këto procedura duhet t’i kryejë secili që hyn në këtë burg, përfshirë edhe vetë Ismail Dibranin që është drejtor i burgut të Dubravës.

Pavarësisht procedurave, nuk mungojnë tentimet për të futur gjëra të kundërligjshëm brenda këtij institucioni korrektues.

Për këtë arsye, dy zyrtarë korrektues u larguan nga puna.

Janë vetë familjarët, ata që zakonisht gjatë vizitave tentojnë t’u sjellin gjëra të ndaluara të burgosurve.

Por, në hapësirat e objektit ku 584 persona të privuar nga liria vuajnë aktualisht dënimin, nuk mungojnë as aktivitetet.

Gjatë ditës këtu po rregullohej një pjesë e burgut, e cila do të shndërrohet në kuzhinë. Në një projekt tjetër, të burgosurit u angazhuan në ndërtimin e një ferme të pulave brenda hapësirës së qendrës. E në një fermë tjetër, ata punojnë çdo ditë, duke u kujdesur për kafshët që qëndrojnë aty.

Në prag të pranverës, ka filluar puna edhe për plehrim të tokave ku do të bëhen mbjelljet e sezonës. Produktet pastaj përdoren për kuzhinën e qendrës.
Për të gjitha këto punë ata kishin mjetet e nevojshme brenda burgut.

Për aranzhimin e të gjitha aktiviteteve në Dubvravë, përgjegjës është udhëheqësi i trajnimeve Ismet Fetaj.

Ai tregon për T7 disa nga fushat në të cilat të burgosurit edhe mund të aftësohen sa janë brenda.

Fetaj thotë se të burgosurit brenda burgut mund të shkollohen dhe diplomohen.

Në këtë Qendër Korrektuese, ndër më të mëdhatë në Kosovë punojnë 527 persona në total.

Të ngjajshme

Albin Kurti: Pres letrën e Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë

albswiss.com

Pamje nga aksidenti në Ulpianë ku mbetën të lënduar dy persona

albswiss.com

Ambasada amerikane kundër mbledhjeve Qeverisë jashtë Kosovës: Paratë e taksapaguesve të shpenzohen këtu

albswiss.com