Mbi 200 ankesa dorëzohen në PZAP – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mbi 200 ankesa dorëzohen në PZAP

mbi-200-ankesa-dorezohen-ne-pzap

Dorëzohen mbi 200 ankesa në PZAP.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

Tutje PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Të ngjajshme

Nuk e përballojë sëmundjen e rëndë, vdes i riu kosovar

albswiss.com

Ky është kandidati i PDK-së për Prizrenin

albswiss.com

Afrim Muçiqi i drejtohet zyrtarit të MSH-së: A e ngritët zërin kur partitë politike shkelën masat anti-Covid?

albswiss.com