14.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Me dhimbje njoftohet ndarja nga jeta e veteranit Ekrem Jashari

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot, më 22 qershor 2025, ka ndërruar jetë një nga figurat më të rëndësishme të arsimit, lëvizjes kombëtare dhe luftës për çlirim të popullit shqiptar – Ekrem Jashari, veteran i dalluar dhe një atdhetar i devotshëm që ia kushtoi tërë jetën kauzës kombëtare. Lajmi për ndarjen nga jeta të z. Jashari ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur nga afër punën dhe përkushtimin e tij jetësor.

Familja Jashari ende nuk ka bërë të ditur ditën dhe orën e varrimit. Opinioni publik pritet të njoftohet në vijim për ceremoninë mortore.

Ekrem Jashari ishte një ndër veprimtarët më të përkushtuar të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK) dhe më vonë një luftëtar i radhëve të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kontributi i tij për çështjen kombëtare nuk kishte kufij – ai ishte një zë i fuqishëm për lirinë, një mësues i përkushtuar për brezat e rinj, dhe një njeri që nuk u nda kurrë nga ideali për bashkimin e kombit shqiptar.

E gjithë jeta e tij ishte e lidhur pashkëputshëm me dëshirën, kërkesat, përpjekjet dhe luftën e popullit të pushtuar shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Me guxim, dituri dhe besnikëri ndaj idealeve të lirisë, Ekrem Jashari la gjurmë të pashlyeshme në çdo etapë të zhvillimeve kombëtare të dekadave të fundit.

Në këto çaste të dhimbjes së thellë, redaksia jonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Jashari, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, miqve, farefisit dhe të gjithë atyre që ndanë idealet me të.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! I lehtë i qoftë dheu i tokës arbërore që aq shumë e deshi dhe për të cilën jetoi e veproi!/albswiss.com/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img